Dështoi miratimi i deklaratës, shkak raportet Kosovë-Serbi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.06.2021, 19:13

Në Samitin e Krerëve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të enjten në Tiranë, ka qenë e paraparë të nënshkruhej edhe një deklaratë, por që në fund ka dështuar.

Fillimisht mediat në Serbi raportuan se ajo është tërhequr për shkak se kryeministri i Kosovës në minutat e fundit ka kërkuar që në dokument të shkruhej Republika e Kosovës dhe ka refuzuar ta nënshkruajë. Megjithatë, kjo është mohuar nga Qeveria e Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësja Rozafa Kelmendi ka thënë se ky lajm është i pavërtetë teksa ka theksuar se deklarata është tërhequr nga nikoqiri i takimit.“Lajmi për refuzimin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është i pavërtetë. Deklarata është tërhequr nga vetë nikoqiri i takimit, pasi është vërejtur që ka dallime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo duke mos dhënë detaje tjera.Samiti i sotëm u dallua edhe për polemizimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me atë të Serbisë, Ana Bërnabiq. Teksa Kurti ka thënë se mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë është pengesa kryesore për bashkëpunimin rajonal, Bërnabiqi i ka quajtur provokime pikëpamjet e Kurtit.Në anën tjetër, rreth 30 miliardë euro i ka zotuar Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor në projektet infrastrukturore, hekurudhore, të energjisë e digjitalizimit. Por zyrtarë të BE-së kanë kërkuar prej shteteve të Ballkanit t’i eliminojnë barrierat që ekzistojnë dhe të mundësohet liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit e shërbimeve.E Kurti ka propozuar një Marrëveshje të Evropës Juglindore për Tregti të Lirë (SEFTA) si kornizë të re bashkëpunimi për të ardhmen në Ballkanin Evropian.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit