A duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covidin? Mjeku i njohur tregon rezultatet e studimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.06.2021, 18:40

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar ditën e sotme një studim të kryer në SHBA nëse duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covidin. Në studim thuhet se individët që kanë pësuar infektim simptomatik nga SARS-CoV-2 të konfirmuar nga një laborator i besueshëm nuk kanë gjasa të përfitojnë nga vaksinimi kundër COVID-19, dhe vaksinat mund të prioritizohen në mënyrë të sigurt për t’u përdorur nga kush nuk është infektuar më parë.

Postimi i tij në Facebook:

Forcat natyrore brenda nesh janë shëruesit e vërtetë të sëmundjes.” Cit.: Hipokrati. Të vërtetat herët a vonë dalin gjithmonë në shesh miqtë e mi! Na duhet vetëm të jemi të durueshëm e të presim kohën e duhur! Kështu ndodh edhe për diskutimin nëse nevojitet apo jo vaksinimi i personave që tashmë e kanë kaluar në mënyrë natyrore infeksionin e COVID-19. Një studim shumë i detajuar dhe me metodologji robuste u krye nga Departamenti i Sëmundjeve Infektive të Qendrës Spitalore të Cleveland, Ohio – SHBA, e cila është një qendër madhore spitalore me mbi 52.000 të punësuar.

Hulumtuesit studiuan në detaj:

TË GJITHË PERSONELIN SPITALOR (52.238 persona), nga të cilët

2.579 persona e kishin kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, dhe

49.659 persona nuk ishin infektuar.

Vaksinimet u kryen mbi:

1.359 (53%) e personave që e kishin kaluar sëmundjen, dhe

22.777 (41%) e personave që nuk ishin infektuar.

Gjetjet kryesore:

Nuk u infektua asnjë person i infektuar më parë, qoftë i vaksinuar apo i pavaksinuar.

U infektuan 2.139 persona të painfektuar më parë dhe të pavaksinuar (99.3%).

U infektuan 15 persona të painfektuar më parë dhe të vaksinuar (0.7%).

Efektiviteti i vaksinimit:

Ndër të infektuarit më parë, vaksinimi nuk luajti asnjë rol.

Ndër të painfektuarit më parë, vaksinimi pati një efektivitet 96.9%.

Autorët diskutojnë se:

Është e arsyeshme të pritet që imuniteti i fituar nga infektimi natyror ofron mbrojtje efektive kundër infektimeve të ardhshme me SARS-CoV-2. Në vetvete, pasiguria mbi kohëzgjatjen e imunitetit mbrojtës të ofruar nga infektimi natyror nuk është argument i vlefshëm për vaksinimin e personave të infektuar më parë. Ky studim ofron evidencë të drejtpërdrejtë se vaksinimi me vaksinat më të mira në treg VAKSINIMI ME VAKSINAT MË TË MIRA TREG NUK OFRON MBROJTJE SHTESË PËR PERSONAT E INFEKTUAR MË PARË.

Përfundimi i autorëve:

Individët që kanë pësuar infektim simptomatik nga SARS-CoV-2 të konfirmuar nga një laborator i besueshëm nuk kanë gjasa të përfitojnë nga vaksinimi kundër COVID-19, dhe Vaksinat mund të prioritizohen në mënyrë të sigurt për t’u përdorur nga kush nuk është infektuar më parë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit