Ditën e djeshme u njoftua se policia malazeze ka gjetur trupin e pajetë të policit të antidrogës, Rudolf Elezoviç. Familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të që prej datës 27 maj, por dje trupi i tij u gjet i pajetë anës lumit Buna. Rudolf Elezovic ishte miku i këngëtares Fjolla Morina dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Fjolla me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram". Fjolla ka shkruar se ndihet shumë e mërzitur për këtë humbje të madhe dhe ka shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes dhe miqve të tij.