Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje Evropianëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë sezonit të pushimeve verore. Ai paralajmëroi se kontinenti "nuk ishte aspak jashtë rrezikut" në betejën kundër COVID-19 pavarësisht rënies së qëndrueshme të normave të infeksioneve në javët e fundit. Kreu evropian i OBSH Hans Kluge tha në një konferencë për shtyp:
Gjatë dy muajve të fundit, rastet e reja me COVID-19, vdekjet dhe shtrimet në spital kanë rënë, duke bërë që 36 nga 53 vendet e rajonit të fillojnë zbutjen e kufizimeve. Numri i infeksioneve të raportuara COVID-19 javën e kaluar arriti në 368,000, një e pesta e rasteve javore të raportuara gjatë muajit Prill të këtij viti, tha Kluge. Më tej ai tha se i ashtuquajturi variant Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi, është një çështje shqetësuese.
Burimi:ukfinance Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA