E rrallë në Itali/ Gruaja lind fëmijën teksa ishte në koma, zgjohet pas 10 muajsh

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10.06.2021, 15:35

Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh, sipas raporteve të mediave lokale. Cristina Rosi, 37 vjeçe, ishte shtatë muajshe shtatzënë kur pësoi një sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar. Vajza e saj, Caterina, u lind me operacion çezarian, por nëna 37-vjeçare mbeti në koma me dyshime për dëmtime të trurit. Ajo tani është zgjuar dhe ka thënë fjalën e saj të parë, "Mamma", tregoi burri i saj. "Ne nuk e prisnim këtë, ishte një gëzim i vërtetë pas kaq shumë vuajtjesh"- tha bashkëshorti i saj. Ajo u transferua në një klinikë në Austri në prill për të marrë kujdes specialisti gjatë shërimit të saj. Burri dhe nëna e saj ishin pranë saj kur ajo foli.

Trajtimi i saj jashtë vendit është paguar nga një faqe GoFundMe, e cila deri më tani ka mbledhur më shumë se 170,000 euro për rehabilitimin e mëtejshëm, përfshirë fizioterapinë. "Cristina nuk njihet tani" u citua burri i saj. "Ajo është më e relaksuar, ata i hoqën trakeotominë dhe nëpërmjet një pompe i dhanë asaj një ilaç që do të çonte në progresin fizik"- shtoi më tej ai. Vajza e çiftit kaloi disa muaj në spital për shkak të mungesës së oksigjenit gjatë lindjes.

Burimi: BBC |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit