“Ai po vjen…”/ Simboli misterioz në trupin e Evgjeni Baxhos pikturohet në murin pranë gjimnazit “Ismail Qemali”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.06.2021, 15:09

Vdekja e 23-vjeçares Evgjeni Baxho në Tiranë vijon të mbetet një mister, ndërsa detajet e reja e bëjnë edhe më të komplikuar çështjen. Në trupin e saj janë gjetur disa simbole të pikturuara me ngjyrë të kuqe që ende nuk dihet se çfarë kuptimi kanë. "TCH" ka mësuar se një simbol i ngjashëm me atë që u gjet në trupin e Evegjeni Baxhos qarkullon edhe në rrugët e kryeqytetit. Fotografia e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha tregon simbolin që ishte në barkun e 23-vjeçares Evgjeni Baxhos të pikturuar në një mur prapa gjimanzit “Ismail Qemali”.

“Ai po vjen”, shkruhet në gjuhën angleze, por nuk kuptohet se kujt i referohet dhe mbetet e paqartë domethënia e këtij simboli.

Në fillim u tha se e reja kishte humbur jetën pas një infeksioni në dhëmballë, por me detajet e reja të zbuluara së fundmi ky variant është hedhur poshtë. Në trupin e saj janë gjetur disa shkrime misterioze në bark, qafë dhe shpinë të shkruar me lapostil të kuq por që ende nuk dihet kuptimi i tyre. Ndërsa ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga mjekësia ligjore për vdekjen e 23-vjeçares e cila sipas analizave kishte pasur komplikacione në mushkëri.

Grupi hetimor ka treguar se në vendin e ngjarjes pranë vajzës ka gjetur një recete, një raport të marrë nga instituti shëndetësor të firmosur në datën 12 maj, një fletë e bardhë e shkruar me shkrim dore me stilolaps blu, që fillon me fjalët: “Vet nga fjala virtualizëm ‘ dhe përfundon me shkronja shtypi “DISK DEFRAGMENT’ . "TCH" ka mësuar se letra ka 16 rreshta ku pas numrit 4 shkruhet “borë metal”. Në lidhje me këtë ngjarje është marrë në pyetje edhe një mik i 23-vjeçares i cili ka deklaruar në polici se nuk kishte vënë re asnjë detaj të dyshimtë te ajo.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit