Aguero i dhuroi “Range Roverin” në shenjë falenderimi, punonjësi i stadiumit e nxjerr në shitje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.06.2021, 14:52

Para pak ditësh lajmi se Sergio Aguero para se të largohej nga Manchester City i dhuroi makinën e tij një punonjësi të stadiumit bëri shumë bujë. Fatlumi ishte Ally Marland i cili mori në dorë çelësat e makinës luksoze "Range Rover" nga sulmuesi argjentinas por tani kjo makinë është nxjerrë në shitje në Ebay. Kur Aguero i dha në dorë çelësat e makinës së tij, punonjësi i u shpreh se do të shkonte çdo ditë me një Range Rover në punë dhe se ishte pa fjalë për veprimin e Agueros të cilin nuk do ta harronte kurrë.

Por Marland dhe gruaja e tij Nicky kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për një makinë tjetër dhe kjo është arsyeja pse ata kanë vendosur ta vendosin makinën për shitje në internet. Ata synojnë të mbledhin më shumë se 26,500 euro dhe pesë përqind të kësaj shume do ta dhurojnë për Shtëpinë e Fëmijëve Derian House në Chorley, në qarkun e Lancashire.

Ndërsa kujtojmë se para pak javësh Barcelona konfirmoi nënshkrimin e Agueros, ndërsa ky i fundit tha se kishte qenë "ëndrra" e tij për të luajtur për këtë klub.

Burimi:themirror Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit