Një shpërthim i fortë është regjistruar së fundmi në Vlorë. Një sasi tritoli ka shpërthyer në një objekt, që ka qenë në ndërtim. Prej vitesh ishin ndërprerë punimet në këtë objekt. Policia njofton se në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.