Pas identifikimit të rasteve të para të gripit të shpendëve në Shqipëri, banorët e fshatit Halil në Fushë Krujë, janë shprehur për faxnews se deri më tani nuk ka shkuar asnjë veteriner për t’i pyetur.
“Jo jo, asnjë veteriner nuk ka ardhur, unë si pata vaksinuar, por dhe ata që i patën vaksinuar iu sëmurën”,-shprehet një prej banorëve, ndërsa një tjetër tregon se i kanë groposur vetë shpendët që iu kanë ngordhur.
Kujtojmë se disa ditë më parë Ministria e Bujqësisë njoftoi se në vendin tonë janë identifikuar tre vatra të gripit të shpendëve dhe është ndaluar përkohësisht importi i mishit nga 15 shtete. Sëmundja është e pranishme në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.