Policia Kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush ka shoqëruar në stacion policor një qytetar të Republikës së Shqipërisë, për shkak se ky i fundit ofroi ryshfet prej 20 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin.
Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.