JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U tha se u vetëvra/ Shefi i anti-drogës dyshohet se është ekzekutuar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/06/2021 11:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se oficeri i policisë Rudolf Elezoviç është vetëvrarë. Por, disa detaje që janë zbuluar nga këqyrja e trupit të pajetë vënë në pikëpyetje këtë përfundim të hetuesve. Policia e Malit të Zi ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Elezoviç, pasi përgjigjet e të dhënave të ADN-së kanë zbuluar se trupi i përket ish-shefit të antidrogës.

Por edhe pse është raportuar se është vetëvrarë, mediat në vend shkruajnë se ai ka një plagë në kokë. Hetimet po vijojnë dhe pritet përgjigja e autopsisë për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes. Deri tani mësohet se ish-shefi i antidrogës ka vdekur rreth 10 ditë më parë, kohë që përkon dhe shpalljen të zhdukur nga bashkëshortja e tij. Trupi i pajetë u tha se u gjet në afërsi të Kanalit të Shaski, ndërsa Rudolf Elezoviç u shpall i zhdukur më datë 27 maj.