Flamur Golemi i bën DISS Safet Gjicit, blen mish 25 MILION Lekë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.06.2021, 22:44

Nëse keni qeshur e jeni shkulur nga një video e shpërndarë në rrjet ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici pyeste qytetarët e Kukësit se si e kishin mishin, frymëzuesit të shumë memeve këtë radhë i ka dalë një kundërshtar i fortë që duket se ia merr “për mish”. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Gjirokastrës Flamur Golemin, i cili ka hapur një tender për blerje mishi për bashkinë e Gjirokastrës. Fitues ka dalë MC Catering i Gentjan Prençit, i cili e ka përfituar tenderin me pothuajse 100% të vlerës të Fondit Limit.

Ky tender është klasifikuar me Flamur të Kuq, për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Në lidhje me këtë procedurë prokurimi ka pasur edhe nga ankesa nga operatorët tjerë konkurrues, por gjithsesi Prençit i është dhënë ky tender megjithëse ka ofruar vlerën më të lartë ekonomike, shkelje e drejtpërdrejtë e rregullit parimor të Prokurimeve Publike, për të minimizuar kostot e shpërdorimit të parave publike.

Rikujtojmë se Prençit i është edhe një tender më vlerë 50 Milion Lekë nga bashkia e Durrësit gjatë kohës së pandemisë, me negocim të drejtpërdrejtë. Në bashkëpunim me EGLENTi shpk dh REGLI SHPK, kjo kompani ka përfituar 9 tendera me objekt “ushqime” me një vlerë mbi 2.3 Miliard Lekë pa TVSH.

Një dyshe super e koordinuar Golemi-Gjici, si kryebashkiakë të Rilindjes. Duket se kolegët mavi paskan një uri të pangopshme për mish.

Bashkia e Gjirokastrës ka 42 tendera me redflag, procedura prokurimi publike të tenderuara nga ajo dhe institucionet prokuruese në varësi të saj si UKGJ. Shifra e përllogaritur e këtyre tenderave, sa miliarda para publike janë shpërdoruar vetëm nga kjo qeveri lokale, rezultati do të ishte një shifër e frikshme. Përsa i përket bashkisë së Kukësit, ka 35 tendera të shënuara me REDFLAGS, ndër to procedura prokurimi publik për blerje ushqimesh, dru zjarri etj.

Veçoria tjetër që të dy e kanë të përbashkët është edhe helmimi i qenve të bashkive përkatëse dhe mos marrja e asnjë përgjegjësie për këtë akt të shëmtuar makabre mbi qenie të gjalla.


© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit