Çudira nga Blendi Gonxhja, i jep tender 700 milionë firmës që ofroi 200 milionë më shumë se të tjerët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.06.2021, 22:15

Vazhdojnë përsëri çudirat në këtë vend që quhet Shqipëri. Është vërtet e habitshme se si çdo ditë jepen tendera të dyshimtë në vlera që shkojnë nga qindra milionë e deri në dhjetra miliarda lekë. Nuk dihet nëse ka ndonjë autoritet që i heton realisht këto tendera, por megjithatë ajo që dihet është se abuzimet me tenderat vazhdojnë të jenë sporti i parapëlqyer i drejtuesëve të institucioneve shqiptare.

Në rastin më të fundit kemi të bëjmë më një tender të dhënë nga Blendi Gonxhja, që ngjall jo pak dyshime. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-91932-03-30-2021 dhe me objekt “Rikonstruksionet për Qëndrën e Kontrollit Teknik në DRSHTRR Vlorë”. Fondi limit i këtij tenderi është 57,523,407 lekë të reja pa TVSH. Le t’i hedhim një sy dokumentave të kësaj procedure.

Vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm katër kompani. Nga këto të katra, dy prej tyre kanë ardhur sa për numër, pasi për habi kanë ofruar zero lekë. Natyrshëm lind pyetja se përse kanë marrë mundimin të hyjnë në një garë kur nuk kanë ofruar asnjë vlerë? Përgjigjia besoj merret me mend. Pra siç e shikoni, 50% e firmave pjesëmarrëse në garë kanë ofruar vlerën zero, një shifër kjo mjaft absurde nëse tenderi do të ishte i rregullt.

Le të kalojmë në dy pjesëmarrësit e mbetur. Ata janë bashkimi i operatorëve “NG STRUCTURES” & “METEO” me ofertë 57,212,061 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH dhe firma “GERARD-A” me ofertë 41.254.251 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Këto ndodh çudia e rradhës. Ndonëse kriteri i përzgjedhjes së fituesit është çmimi më i ulët, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “NG STRUCTURES” & “METEO” të cilët kanë ofruar gati 200 milionë lekë të vjetra me TVSH më tepër sesa pjesëmarrësi tjetër.

Por cilët janë pronarët e kompanive fituese? NG STRUCTURES është në pronësi të shtetasit Hekuran Hoxha kurse “METEO” rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Eral Myftaraj. Përtej kësaj, kjo vlerë fituese është thuajse e njëjtë më vlerën e fondit limit, përkatësisht është sa 99.45% e tij. Si përfundim, të gjitha faktet e mësipërme ngrenë dyshime se fituesi i tenderit mund të ketë qenë i paracaktuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit