Prapë ai miq! “Gysi” i famshëm. Është deri diku paradoksale që thuajse shumica e tenderave të dyshimtë jepen nga Ergys Verdho dhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Vetëm pak kohë më parë, siç e dini, një pjesë e rrugës së Borshit rrëshkiti duke e bërë të pamundur qarkullimin normal. Ky fenomen ndodhi për shkak të rrëshqitjes së dheut si pasojë e rreshjeve të shiut në muajin janar të këtij viti.
Mësohet se kompania e cila e kishte për detyrë mirëmbajtjen ishte “SALILLARI” e Pëllumb Salillarit. Ky i fundit nëse ju kujtohet, është ai të cilin Rama i puthte pjesën e sipërme pa flokë të kokës, që zakonisht populli e quan tullë. Mirëpo ndonëse ia puthi tullën Rama, Salillari si duket nuk pati mundësi ta mirëmbante siç duhet atë rrugë dhe pasojat e rrëshkitjes së dheut i panë të gjithë. Mirëpo natyrisht që rruga duhet rregulluar. Dhe për këtë është hapur një tender që mban numrin e referencës REF-93382-04-17-2021.
Objekti i tij është “Emergjencë Rrëshqitje e Borshit Kontratë me çelësa në dorë” dhe ka si fond limit vlerën prej 136,091,758 lekë të reja pa TVSH. E gjeni dot se kush e ka fituar? Bëhet fjalë për firmën “GENER 2” në pronësi të Bashkim Ulaj. Duke hulumtuar dokumentat e tenderit vihet re se ka marrë pjesë vetëm një firmë, pikërisht “GENER 2”. E natyrisht duke mos patur garues të tjerë, është shpallur fituese. Vlera e ofruar prej saj është 134,426,141 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Duke investiguar mbi raportin e vlerës fituese ndaj fondit limit, del se vlera fituese është sa 98.77% e fondit limit. Edhe këtë rradhë duket se Ergys Verdho nuk i ka zhgënjyer fansat e tij. Jepi “Gysi”!