JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Sponsori i KF Vllaznisë ‘ha’ nga tenderat publikë 400 Milion Lekë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27/05/2021 15:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbase nuk e dinit, por Qendra Shëndetësore e Specialiteteve Nr.2, mund të japë tendera, e madje t’i stisë e t’u japë vetëm atyre që kanë privilegjin t’i fitojnë këto të fundit. Bëhet fjalë për një tender me objekt “Mirëmbajtje Korrektuese dhe Parandaluese për dixhitalizuesin Fujifilm FCRXL2 dhe Printer Fujifilm DRYPIX 7000”, me vlerë mbi 12 Milion Lekë pa TVSH, materialet e të cilit i ka monopolizuar në Shqipëri vetëm një kompani, ajo e cila është shpallur dhe fituese, pa patur nevojë të shqetësohet për konkurrentë. Tenderi është shënuar me flamur të kuq për Mungesë Konkurrence dhe të gjithë tenderat me objekt të ngjashëm duket se përgatiten për t’iu dhënë kësaj kompanie e cila është monopol në treg.

Bëhet fjalë për ALBAPHOTO, 100% në zotërim të Alban Xhaferit, presidenti i basketbollit të Vllaznisë dhe sponsori i klubit të futbollit Vllaznia. Ai ka ekskluzivitetin e produkteve “Fuji” për të gjithë Shqipërinë. Qendrën e ka në Shkodër por ka degë në të gjithë vendin, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Serbi e Kroaci. Pak kohë më parë, Bashkia Shkodër ka konfirmuar bashkëpunimin me “Albaphoto Shpk”, të Xhaferit, gjithashtu edhe sponsore e klubit të Vllaznisë.

Kjo kompani ka përfituar 30 tendera në sektorin e Shëndetësisë nga institucionet shtetërore shëndetësore, me vlerë mbi 412 Milionë Lekë pa TVSH. 18 prej këtyre tenderave i ka të klasifikuar me REDFLAG kryesisht për mungesë konkurrence. Numrin më të lartë e ka përfituar nga Spitali i Korçës e më pas nga ai i Gjirokastrës, përkatësisht 7 dhe 5 tendera.


© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.