JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pa garë fare/ Bashkia Vlorë “ i fut në xhep” 9 miliardë Bashkim Ulajt të GENER 2
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24/05/2021 21:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Plasi miq! Shprehja e famshme “leku letër” duket se gjen zbatim më së miri në rastin konkret. Ky që do t’ju paraqesim në vijim është njëri ndër tenderat me vlerën më të lartë të fituar. Fitues ëhstë shpallur garuesi i vetëm, pa patur asnjë konkurrent tjetër në garë. E ku ka më bukur, apo jo? Pikërisht për këtë fakt, termi “leku letër” gjen zbatim më së miri.

Bëhet fjalë për një tender të dhënë nga Bashkia Vlorë që mban numrin e referencës REF-83799-01-11-2021. Objekti i kësaj procedure prokurimi është “Rikonstruksion i ujësjellësit në fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë”. Ky tender rezulton se ka patur si fond limit vlerën marramendëse prej 733,930,000 lekë të reja.

Le të dalim tek faktet. Duke hulumtuar dokumentacionin përkatës të këtij tenderi, vihet re një fakt mjaft i çuditshëm. Në këtë garë rezulton të ketë marrë pjesë vetëm një kompani. Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve ekonomikë “GENER 2” + “Rroku GUEST”shpk. Oferta e tyre ka qenë 729,294,746 lekë të reja pa TVSH ose rreth 9 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Duke mos patur asnjë konkurrent tjetër në këtë procedurë prokurimi, natyrisht fitues janë shpallur pikërisht këto dy kompani të cilat janë paraqitur si bashkim operatorësh. Firma “GENER 2” është në pronësi të Bashkim Ulajt, ndërsa firma “Rroku GUEST”shpk rezulton të jetë në pronësi të shtetases Vera Gega.

Përveç mungesës totale të konkurrencës, në këtë tender vihet re gjithashtu se vlera fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit. Më konkretisht kjo vlerë është sa 99.36% e këtij fondi. Të dyja faktet e mësipërme krijojnë dyshime se fituesi i këtij tenderi mund të ketë qenë i paracaktuar.