JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përsëri Ergys Verdho, “i fal” 2 miliardë lekë firmës që ofroi 500 milionë më shumë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20/05/2021 21:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ergys Verdho, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar duket se nuk di të ndalet në rrugën e tij të tenderave të dyshimtë. Është e kotë ta përsërisim, por tashmë besojmë se e keni mësuar se ky person përmendet thuajse çdo javë për shkak të tenderave që ngjallin hije dyshimi përsa i përket shpalljes së fituesëve. I tillë duket se është edhe rasti më i fundit të cilin do t’ua paraqesim në vijim.

Rezulton se ARRSH ka organizuar një tender të ri me objekt “Përmirësimi i Sinjalistikës Horizontale në Akset dhe Segmentet Rrugore të Rajonit Jugor”. Fondi limit i tij është 166,654,819 lekë të reja pa TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin e tenderit vihet re se në të kanë marrë pjesë 5 kompani, përkatësisht “2T SHPK” me ofertë 116,549,211 lekë të reja pa TVSH, “I.D.K – KONSTRUKSION” me ofertë 159,969,881 lekë të reja pa TVSH, .“ILIRIADA” me ofertë 164,958,910 lekë të reja pa TVSH, “MADEKONST” me ofertë 164,014,449 lekë të reja pa TVSH dhe “ R.S&M & SI.SI-AL & G.P.G. COMPANY” me ofertë 165,957,671 lekë të reja pa TVSH.

Nëse shikohen ofertat e ofruara duket se përveç kompanisë së parë, katër të tjerat kanë ofruar vlera tepër të përafërta, duke ngjallur dyshime për një fitues të paracaktuar. Fitues është shpallur firma “I.D.K – KONSTRUKSION” në pronësi të bajram Dalipaj, me ofertë 159,969,881 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Shikohet për habi se ndonëse një firmë tjetër ka ofruar bindshëm më pak, gati gjysëm miliard, ajo është skualifikuar. Përveç sa më sipër, vlera fituese është gjithashtu thuajse e barabartë me fondin limit të tenderit. Më konkretisht vlera fituese është sa 95.98% e fondit limit. Të gjitha sa përmendëm më lart krijojnë dyshime se fituesi mun dt jetë i paracaktuar.