Pas përplasjes me armë zjarri mes 29-vjeçarit dhe policisë, mbi 100 efektivë blindojnë Fierin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.05.2021, 15:54

Një përplasje me armë zjarri ndodhi ditën e sotme në Fier mes policisë dhe 29-vjeçarit nga Patosi Greseld Shpataraku. Së fundmi në zonën ku ndodhi përplasja pas gjetjes së një sasie lënde narkotike e mbjellë në kubikë, kanë zbarkuar mbi 100 forca policie të cilat po bëjnë krehjen e zonës. Mësohet gjithashtu se SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit po kryejnë hetimin për grupin që zhvillonte kontrollin rutinë në territor. Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, 29-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në reanimacion. Përplasja ndodhi pasi një grup efektivësh të cilët po kontrollonin zonën për kultivim narkotikësh është përballur me një person të armatosur me kallashnikov në fshatin Gjorgoz në Cakran të Fierit. Ai ka refuzuar të lëshojë armën dhe ka tentuar të qëllojë në drejtim të efektivëve të policisë, ku këta të fundit kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe e kanë plagosur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit