Shteti i Guajara në Indinë perëndimore është përfshirë nga cikloni “Tauktae”, i cili raportohet të jetë më të fuqishmit në rajon që nga viti 1998. Raportohen të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë u evakuuan, për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kjo stuhi ka sjellë me vete. Shërbimi meteorologjik parashikon se situata mund të përkeqësohet në orët në vijim dhe për këtë arsye iu bën thirrje banorëve të marrin masa dhe të largohen nga zonat e rrezikuara. Flota detare indiane tha se ka filluar operacionet për të shpëtuar njerëzit në të dy anijet në brigjet e Mumbai, kryeqyteti i Maharashtra. Ajo tha se po i përgjigjej dy kërkesave për ndihmë, një nga një anije që ishte afër një fushe nafte rreth 170 km nga bregu dhe një e dyta nga një anije tjetër rreth 14 km nga bregu.
Tre anije detare janë dërguar për të ndihmuar njerëzit, sipas një deklarate nga marina indiane. Moti i keq vjen në një kohë kur India është goditur keq nga vala e dytë e pandemisë së koronavirusit, e cila ka shkaktuar një kolapsim të sistemit shëndetësor.