E ndarë në 17 kuti të vogla kartoni! Pamje nga sasia rekord e kokainës në Kosovë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2021, 14:51

Para pak çastesh është kapur një sasi rekord kokaine në Kosovë e cila ishte nisur nga Amerika e Jugut dhe kishte kaluar edhe në Shqipëri. DEA Amerikane, e cila ka sinjalizuar për ngarkesën, ka njoftuar se bëhet fjalë për një sasi prej mbi 2 tonë kokaine, me destinacion Lipjanin e Kosovës. Sipas DEA-s kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në rajon dhe ishte e ndarë në 17 kuti të vogla kartoni. Kokaina ishte fshehur në kamionin me mish pule dhe konteineri u nis nga Amerika e Jugut, ndaloi në Gioia Tauro në Itali dhe më pas ndaloi në Durrës.

Pasi ka mbërritur në Shqipëri, ngarkesa ka qendruar 15 ditë në Portin e Durrësit derisa janë kryer të gjitha procedurat, por policia nuk ka ndërhyrë me qëllim që të zbulonte destinacionin përfundimtar. Ndërsa pasi janë kryer procedurat, kontenieri është vendosur mbi një kamion, i cili është tërhequr nga një kamion tjetër, dhe të dy janë nisur për në Kosovë. Në momentin që kamioni ka kaluar kufirin, është njoftuar edhe policia e Kosovës e cila ka ndërhyrë dhe ka bërë sekuestrimin e sasisë së drogës më e madhja e kapur ndonjëherë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit