Shembja e Teatrit Kombëtar/ Gazeta gjermane “shuplakë” Ramës: Po zhduk historinë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.05.2021, 14:38

Një nga gazetat e njohura gjermane i ka kushtuar një artikull shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri duke e cilësuar këtë si skandalin më të madh kulturor që pas rënies së komunizmit. Gazeta "Suddeutsche Zeitung" shkruan se kryeministri Edi Rama po shkatërron historinë. “Nën Edi Ramën, godinat historike po zhduken njëra pas tjetrës nga Tirana, qyteti është mbushur me kulla, pallate dhe qendra tregtare. Të njëjtët kontraktorë si Shkëlqim Fusha po marrin kontratat. Në shkurt të vitit 2018, Fusha, i drejtuar nga ish-ministri i Edi Ramës, Erion Veliaj, propozoi që qyteti të ndërtojë një Teatër të ri Kombëtar- me gjashtë kulla të larta me apartamente dhe dyqane.

Fusha nuk ka në pronësi as 3%të truallit për ndërtim aty, pjesa e luanit është pronë publike- për shembull Teatri Kombëtar. Burokracia shqiptare- që nga bashkia e deri te kreu i qeverisë- dhe parlamenti i kontrolluar nga partia e tij- hartuan raportet, opinionet dhe votuan brenda pak javësh. Ministria e Kulturës ngriti një grup pune me shtatë persona në majin e vitit 2018, pikërisht në ditën kur u miratua projekti i Fushës dhe iu rekomandua parlamentit të kalojë një ligj të posaçëm në mënyrë urgjente. Ligji kaloi më 5 korrik 2018- vijon më tej artikulli.

Më tej gazeta thekson se skandali më i madh në historinë e pluralizmit shqiptar nuk ka mbaruar. Dy javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Banka Europiane e Investimeve ka premtuar se do të financojë një kredi për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. “Në fakt, Banka Europiane e Investimeve, që i përket shteteve anëtare të BE, nuk premton ndonjë kredi,” saktëson gazeta, duke denoncuar kështu mashtrimin e kryebashkiakut Veliaj.

Ajo vazhdon duke demaskuar një tjetër mashtrim.

“Sipas një zëdhënësi të kryebashkiakut, qyteti, që tani do të ndërtojë vetë Teatrin Kombëtar pa biznesmenin e ndërtimit Fusha, kërkon të mbyllë një marrëveshje të mirë me Fondin e Zhvilliit në Abu Dhabi për financimin. Ndërtimi i Teatrit të ri, i projektuar nga firma daneze e arkitekturës, Bjarke Ingels, do të nisë në verë. Megjithatë Fondi i Zhvillimit i Abu Dhabit nuk i konfirmoi gazetës se do japë ndonjë kredi. As firma arkitekturore nuk konfirmoi se ndërtimi do të nisë së shpejti- dhe as që po punojnë për projektin e Fushës, por për qytetin e Tiranës”.

Gjithashtu gazeta gjermane vë theksin edhe nw faktin se Tiranës po i zhduken gjurmët e historisë. “Pak hapa më larg Teatrit Kombëtar të shembur gjenden Sarajet e Toptanëve, një vilë prej druri dykatëshe e ndërtuar nga një princ otoman mes viteve 1833-1840, një prej atyre pak që kanë mbijetuar në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon të shpronësojë pronarët e Sarajeve dhe të një tjetër shtëpie historike fqinje, të cilat deri më tani kanë qenë monumente kulturore. Sipas portalit të respektuar Exit, që ka parë planet e ndërtimit, në atë zonë historike do ngrihet një qiellgërvishtëse me 45 kate. Një zëdhënës i bashkisë e mohoi- shkruhet në mbyllje tw artikullit.

Burimi: sueddeutsche.de| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit