Rreth 42,000 palestinezë në Rripin e Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve ajrore izraelite. Ata kanë kërkuar strehim në 50 shkolla të drejtuara nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë, më shumë se 2,500 njerëz kanë mbetur të pastrehë për shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar.
Sipas mediave të huaja, Izraeli ka bombarduar tunele nëntokësore të përdorura nga Hamas, ndërsa luftëtarët palestinezë kanë qëlluar me raketa disa qytete izraelite. Përplasjet vazhdojnë, ndërsa thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim po rriten.
Burimi: www.zougla.gr| Përktheu dhe përshati: JOQ ALBANIA