OBSH: Puna me orare të zgjatura rrit rrezikun e vdekjes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.05.2021, 13:43

Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë puna me orare të zgjatura, pra më shumë se 55 orë në javë rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe sulmit në tru. Gjithashtu, sipas studimit kjo gjë mund të përshpejtohet më tej për shkak të pandemisë së Covid-19. Sipas studimit, 745,000 njerëz vdiqën nga goditja në tru dhe sëmundjet e zemrës të shoqëruara me orë të gjata pune në 2016. Kjo ishte një rritje prej gati 30% nga 2000.

"Puna 55 orë ose më shumë në javë është një rrezik serioz për shëndetin. Ajo që ne duam të bëjmë me këtë informacion është të promovojmë më shumë veprim, më shumë mbrojtje të punëtorëve.",-tha Maria Neira, drejtoreshë e Departamentit të OBSH-së për Mjedisin, Ndryshimet Klimatike dhe Shëndetin.

Në përgjithësi, studimi duke u bazuar në të dhëna nga 194 vende, tha që të punosh 55 orë ose më shumë në javë shoqërohet me një rrezik 35% më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik me 17% më të lartë të vdekjes nga sëmundja ishemike e zemrës.

Studimi mbuloi periudhën 2000-2016, dhe kështu nuk përfshiu pandeminë Covid-19, por zyrtarët e OBSH thanë që rritja e punës në distancë dhe ngadalësimi ekonomik global si rezultat i urgjencës së koronavirusit mund të kenë rritur rreziqet.

Burimi: www.reuters.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit