Kryetari i komunës së Mitrovicës e ka shkarkuar drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Ismet Ferizi, për shkak se ky i fundit këmbngulte që të mos-punësohet asnjë femër me mbulesë në arsim.
Vendimin pët shkarkimin e drejtorit Ismet Ferizi e ka marrë kryetari Agim Bahtiri, i cili është prezantuar sot në mbledhjen e bordit të drejtorëve.
Siç raporton veriu.info, mësohet se mbledhje Bahtiri ka treguar bisedën e pakëndshme që kishte me drejtorin e Arsimit gjatë një takimi me ministren e Arsimit, Arbrie Nagavci, ku drejtori Ismet Ferizi kishte thënë se do të shkelte procedurat, vetëm të mos lejojë që të punësohen në arsim gratë e mbuluara.
“Sa të jem unë drejtor, askush me shami s’ka m’u punësu në arsim”, e ka cituar Agim Bahtiri drejtorin Ferizi, duke thënë se kjo gjë ishte arsyeja e shkarkimit.
Edhe pse Ismet Ferizi ishte një pensionist i arsimit, Agim Bahtiri e kishte emëruar duke shpresuar se do t’i dërgonte përpara proceset e arsimit.