Janë publikuar fotot e Endri Mustafës, 32-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Mustafa shihet i apasionuar pas motorave dhe gjuetisë. 32-vjeçari u gjet i vrarë në Zonën e Livadheve në qytetin e Shkodrës. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Mësohet se 32-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për plagosje, ndërsa në 2016 është arrestuar bashkë me vëllezërit Biliali për grabitje dhe aresenal armësh.
Kujtojmë se Mustafa ishte shpallur i zhdukur nga familja 3 ditë më parë.