Informacion paraprak:
Në orët e vona të mbrëmjes datë 16.05.2021, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi D. H., rreth 85 vjeç, banues në Mat, i cili në një ambient pranë banesës së tij , dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.