Pak orë pas mesnate, JOQ ALBANIA, njoftoi një aksident tragjik në Tiranë, me një të vdekur. Sëfundmi, policia ka identifikuar edhe viktimën. Blutë e Tiranës njoftojnë se rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.