Covid-19 dhe vaksinimi i fëmijëve, këto janë udhëzimet më të rëndësishme

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.05.2021, 23:25

Vaksina Pfizer është miratuar për përdorim tek fëmijët amerikanë nga mosha 12-vjeçare, pas miratimit të saj nga Administrata Amerikane e Barnave dhe Ushqimit. Megjithatë shkencëtarët janë të ndarë nëse kjo është mënyra më efikase për zhdukjen e pandemisë. Kjo sepse shumë njerëz në vende të varfra ende po presin të marrin dozën e parë të vaksinës. Rregullatori Amerikan zgjeroi përdorimin e vaksinës Pfizer tek fëmijët e moshës 12 vjeçare, me qëllim imunizimin e tyre dhe kthimin në shkollë pas pushimeve verore këtë vit. Kompania farmaceutike Pfizer thotë se vaksina u ofron të fëmijëve mbrojtje kundër virusit duke i ka kërkuar edhe Agjencisë Europiane të Barnave që ta miratojë përdorimin e saj tek adoleshentët.

Nga ana tjetër shumë prindër shprehin shqetësimin se do të ketë efekte anësore pas bërjes së vaksinës brenda gjashtë javëve nga marrja e dozës. Efektet anësore të vaksinës COVID-19 te fëmijët janë të njëjta si te të rriturit, të tilla si: dhimbje krahu, dhimbje muskulore dhe ethe. Efektet anësore zakonisht nuk zgjasin më shumë se 24-48 orë. Universiteti Stanford njoftoi fillimin e fazave testuese 2 dhe 3 për të rinj tashmë të regjistruar, për të përcaktuar nëse vaksina krijon imunitet dhe parandalon COVID-19 tek fëmijët mes moshës pesë dhe 11 vjeçare. “Kjo është e rëndësishme për disa arsye, sepse fëmijët infektohen, sëmuren dhe mund të vdesin. Kemi parë mbi 3.5 milionë fëmijë amerikanë që janë infektuar me COVID-19, mijëra prej të cilëve janë shtrirë në spital dhe rreth 600 kanë vdekur. Aktualisht COVID-19 është shkaktari kryesor i vdekjes së fëmijëve që nga fillimi i pandemisë. Edhe pse numrat tingëllojnë si të vegjël, prapë ka numër të lartë vdekjesh në përgjithësi të fëmijëve nën 18 vjeç”- tha Yvonne Maldonado, profesor në Universitetin Stanford.

Ajo shton gjithashtu se fëmijët nën moshën 18-vjeçare përbëjnë 25% të popullsisë amerikane ose 85 milionë banorë, ndaj dhe është me rëndësi që ata të vaksinohen. Gjithashtu në SHBA, kthimi në normalitet në institucionet arsimore shihet i lidhur në mënyrë të domosdoshme me vaksinimin e fëmijëve.

Burimi: lancasteronline.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit