Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të dielën se ia ka bërë të qartë Izraelit, Palestinës dhe të tjerëve se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje “nëse palët kërkojnë një armëpushim” për t’i dhënë fund përkeqësimit të dhunës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.
Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA në OKB u shpreh:
“Numri i njerëzve të plagosur dhe të vrarë gjatë kësaj jave ka qenë shkatërrues. Mjerisht këto shifra ka të ngjarë të rriten” – tha ndër të tjera ajo.
Burimi: wionews.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania