Profesori amerikan: Kurti të mos i fusë hundët në punë të shteteve fqinje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2021, 22:28
Alon Ben-Meir, profesor në Universitetin e Johns Hopkins në SHBA, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, i ka rekomanduar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të angazhohet më shumë lidhur me çështjen e vaksinimit të kosovarëve me vaksinën anti-Covid.Ben-Meir, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, së këndejmi, e ka konsideruar të papranueshëm faktin se vetëm 14 për qind e Kosovës janë imunizuar kundër koronavirusit nëpërmjet koronavirus.“
#Kurti nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të shteteve fqinje, sikurse bëri në Shqipëri. Në vend të kësaj, ai duhet të merret urgjentisht me çështjet që prekin Kosovën”, ka shkruar profesori amerikan në postimin e tij.
“Është i papranueshëm fakti që vetëm 14% e popullësisë [kosovare] është vaksinuar deri më tani; Kosova duhet t’i japë përparësi vaksinimit të grupeve më të rrezikuara [nga koronavirusi]”, ka thënë tutje Ben-Meir.
Ndonëse shteti ka në dispozicion vetëm rreth 38 mijë vaksina, Ministria e Shëndetësisë i ka ftuar që të vaksinohen grupmoshat 65 deri në 79 vjeç. Në regjistrin e shtetit, statistikat thonë se Kosova ka mbi 130 mijë qytetarë të këtyre grupmoshave.
Mosorganizimi i duhur i procesit të vaksinimit dhe mungesa e vaksinave, bëri që ditë më parë të krijohet tollovi para sallës “1 Tetori”, e cila është qendra e vaksinimit në Prishtinë.Përveç të moshuarve, me këto doza të vaksinave është paraparë edhe vaksinimi i personelit shëndetësor që ka mbetur pa vaksinuar, personat e mbetur me sëmundje kronike, mësuesit dhe forcat e sigurisë të përfshira drejtpërdrejt në menaxhimin e COVID-19.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit