Dyndje turistësh në aeroportet e Greqisë, shqiptarët dhe kosovarët ende nuk lejohen

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.05.2021, 22:03

Këtë fundjavë Greqia hapi dyert për nisjen e sezonit turistik dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës dhe 13 aeroporte të tjera greke janë kryer mbi 200 fluturime gjatë këtyre tre ditëve. Vetëm në 4 ishuj në jug të Egjeut, përfshirë Mykonos, ditën e djeshme mbërritën 32 fluturime ndërkombëtare kryesisht nga Suedia, Gjermania dhe Katari. Edhe Korfuzi, në detin Jon, mirëpriti vizitorë nga Gjermania dhe Franca. Greqia synon të lërë pas goditjen që mori vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid, ku numri i turistëvë nuk i kaloi 7 milionë, shifër kjo tepër e ulët në krahasim me rekordin prej 33 milionë vizitorësh në vitin 2019. Të ardhurat vitin e kaluar ishin vetëm 4,1 mld euro, pothuajse çereku i të ardhurave të vitit 2019.

Kjo është fundjava e parë, pas karantiës së tejzgjatur në Greqi, dhe “festa e lirisë” ka bërë që të rritet ndjeshëm numri i personave që udhëtuan apo lëvizën për vizita tek njëri-tjetri. Për të hyrë në Greqi kërkohet që turistët të jenë të vaksinuar ose të jenë me testin negativ për Covid. Ndërkohë turistët nga Shqipëria dhe Kosova ende nuk lejohen të hyjnë, ndonëse vendet e tjera të Ballkanit lejohen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit