Vijon tmerri në Gaza! Shkon në 192 numri i viktimave, mes tyre 58 fëmijë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.05.2021, 21:27

Është thelluar bilanci i viktimave në luftën mes Iazraelit dhe Palestinës, ku sipas përditësimeve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë së Gazas bëhet me dije se numi i përgjitshëm i viktimave ka shkuar në 192, nga të cilët 58 prej tyre janë fëmijë. Organizata për mbrojtjen e fëmijëve “Save the Children” po bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm nga të gjitha palët, pasi 58 fëmijë në Gaza dhe dy fëmijë në jug të Izraelit janë vrarë javën e fundit. Më shumë se 1000 njerëz në Gaza, përfshirë 366 fëmijë, gjithashtu janë plagosur. Thënë ndryshe, në Gaza janë plagosur tre fëmijë për çdo orë, që kur nisën përplasjet një javë më parë.

"Save the Children" paralajmëron për një tronditje të trefishtë në Gaza. Bombardimet po vazhdojnë dhe objektet spitalore dhe infrastruktura civile së shpejti mund të mos kenë mundësi të ofrojnë shërbime urgjente. Përveç kësaj, fëmijët e sëmurë rëndë dhe të dëmtuar nuk janë në gjendje të largohen nga Gaza për trajtim.

Jason Lee, Drejtori i “Save the Children’s Country” për territorin e okupuar Palestinez, tha:

Pothuajse 60 fëmijë janë vrarë në Gaza brenda një jave. Edhe sa familje duhet të humbin të dashurit e tyre para se bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë ndonjë veprim?! Ku mund të vrapojnë fëmijët kur sulmet ajrore bien në shtëpitë e tyre?!

Burimi: riverineherald.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit