Efektivi i RENEA-s, Xhuljo Liçi arrestua nga efektivët e policisë Tiranë dy ditë më parë për shkak se u kap me 1 kg kokainë. Liçi ra në prangat e policisë së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij.
Ndërkohë, sipas TCH ai tashmë ka dhënë versionin e tij të ngjarjes përpara policisë, ku ka thënë se:
Burime nga prokuroria bëjnë me dije për TCH se për të tre të arrestuarit prokuroria ka kërkuar arrest me burg në gjykatë dhe se masa do të shqyrtohet të hënën. Gjithashtu, në dosjen thuhet se vëzhgimi nisi pas një informacioni të sigurt që vuri në dijeni antidrogën se disa shtetas do blinin ne sasi prej 1 kg apo 2 kg kokainë për ta shpërndarë me pakicë në Tiranë.