Vrasja e 20-vjeçares në Greqi/ Bashkëshorti prek me lamtumirën e tij: Udhëtim të mbarë dashuria ime

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.05.2021, 19:33

Pesë ditë pas tragjedisë në rrugën Panagouli, ku Karolin Anagnostopulos mbeti e vrarë nga disa grabitës, bashkëshorti i saj i tha lamtumirë për herë të fundit përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. 32-vjeçari shpërndau një foto nga martesa e tyre, ndërsa krahas fotos shkruante: “Përgjithmonë bashkë. Udhëtim të mbarë dashuria ime.”

Kujtojmë, se autoritetet në Greqi kanë arrestuar në Evros një person nga Gjeorgjia me pasaportë false dhe tashmë po hetojnë nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike. Gjeorgjiani u arrestua në pikën kufitare teksa përpiqej të largohej nga vendi, por pasi u ndalua nga policia për të verifikuar dokumentacionin, u zbulua se kishte pasaportë false dhe u arrestua.

Pas analizës së ADN-së, u zbulua se personi në fjalë ka marrë pjesë në një grabitje të ndodhur më 7 mars në Pikermi, ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe më pas morën disa para dhe bizhuteri. Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë.

No description available.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit