Maqedonia e përmirëson situatën epidemiologjike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2021, 17:24

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 14 viktima nga COVID-19 dhe 62 të infektuar me koronavurusin e ri, shifër kjo më e ulta gjatë këtij viti bazuar në testimin e 2,557 mostrave, ka bërë të ditur Ministri e Shëndetësisë. Sipas raportit, janë shëruar 245 persona që po ashtu flet për rritjen e numrit të personave që kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.

Numri i rasteve aktive ka rënë në rreth 3.600 persona ndërsa i personave të shëruar ka arritur në rreth 145 mijë nga afër 154 mijë sa janë diagnostikuar me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 është 5.211 persona.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe njoftoi se të gjithë qytetarët nga Shkupi të moshës mbi 40 vjeç që janë paraqitur për vaksinim kanë marrë terminet për marrjen e vaksinës. Termine për vaksinim në tre ditët e ardhshëm do të marrin edhe të gjithë personat e paraqitur nga qytetet tjera. Në sistemin për vaksinim janë paraqitur mbi 350 mijë persona.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar mbi 203 mijë persona. Sipas Planit Kombëtar për imunizim, 35% e popullsisë mbi 70 vjet ka marr së paku një dozë të vaksinave anti-covid. Vaksinimi i personave të moshës mbi 60 vjeç po bëhet me vaksinën AstraZeneca ndërsa i personave nën këtë moshë me vaksinat ruse Sputnik atë kineze Sinopharm dhe Sinovac, një numër më i vogël me vaksinën Pfizer.

Ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar se deri në fund të majit pritet të arrijnë afër 500 mijë vaksina kineze si dhe disa mijëra të tjera

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit