Një grua ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur në Prishtinë.

Ngjarja e rëndë është raportuar dje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:40, ku gruaja e re pasi e ka sjellë në jetë fëmijën është larguar.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare pasi ka lindur e ka braktisur foshnjën e sajë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.”- njofton Policia.

Gruaja ishte e shtruar në Klinikën e Gjinekologjisë, aty ku e ka kryer lindjen dhe është larguar nga klinika pa dijeninë e askujt, duke e braktisur foshnjën e saj. "Ende nuk kanë rënë në gjurmët e saj", theksojnë nga Policia e Kosovës.