Paralajmërohet valë e re e COVID-19 deri në fund të vitit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2021, 11:12
Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se nëse nuk bëhet vaksinimi më shpejtë i popullatës atëherë është e mundur që vendi të përballet me valë të re të pandemisë deri në fund të vitit.

Sipas tij, në Kosovë një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve e kanë kaluar Covid-19, prandaj edhe situata ka qenë më e menaxhueshme në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

“Në Kosovë është e vërtetë që e kanë kaluar një numër jashtëzakonshmit i madh i njerëzve sëmundjen. Rrjedhimisht me këtë kanë një imunitet të caktuar. Mu për këtë arsye edhe situatën e kemi pasur më të kontrolluar sesa shumë vendet në rajon.Nëse do të kishim pasur sukses që deri në muajt e verës t’i vaksinonim 500 mijë njerëz, atëherë mendoj që pjesa tjetër e vitit do të ishte plotësisht e lirë vetëm me raste sporadike të Covid-19. Nëse vaksinimi nuk bëhet me një shpejtësi atëherë është e mundur që të kemi sërish një ballafaqim me Covid-19 dhe pandeminë deri në fund të vitit”, tha Tolaj.

Sipas Tolajt, diaspora nuk ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve as nuk do të ndikojë në këtë drejtim ardhjen e tyre gjatë verës.

“Nuk ka ndikuar ardhja e diasporës në Kosovë as vitin e kaluar as gjatë verës dhe as gjatë pushimeve të fundvitit. Prandaj nuk pres që do të ndikojë këtë herë”.

Mes tjerash, ai theksoi se janë vërtetuar një varg problemesh të shëndetit mendor të cilat mund të jenë edhe afatgjata si: koncentrimi më i vogël, depresioni, harresa dhe çrregullimet e gjumit.

“Janë vërtetuar një varg problemesh të shëndetit mendor të cilat mund të jenë edhe afatgjata dhe për të cilat janë shumë të thirrur të flasin profesionistë të kësaj fushe. Por po vërtetohet që me muaj të tërë Covid-19 ka lërë probleme në kuptim të koncentrimit më të vogël, të depresionit, të harresës, të çrregullimeve të gjumit e shumë aspekte tjera të cilat me siguri do të duhet të trajtohen në mënyrë adekuate që këta njerëz të mos kenë pasoja të vazhdueshme për një kohë më të gjatë.Përballja me një rrezik të tillë siç është pandemia i cili është rrezik masiv atëherë lërë një traumë serioze në personat edhe ata që kanë kaluar Covidin edhe ata që nuk e kaluar Covidin dhe ky stres postraumatik mund të ketë pasoja të vazhdueshme për një kohë të gjatë”, tha ai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit