Një arush është vrarë në fshatin Cërrcë të Istogut gjatë ditës së sotshme.
Arusha e vrarë gjindet afër shkolle në fshatin Cerrcë të Istogut, raporton Istogu Channel.
Portali lokal ka postuar edhe fotografinë e arushës së vrarë.
Siç kemi raportuar ditë më parë, një ari kishte shkatëruar shumë koshere me bletë në afërsi të Istogut.
Megjithatë kjo nuk është arsye për ta vrarë atë. Edhe disa qytetarë kishin apeluar që ariu mos të vritet, por fatkeqësisht kjo ka ndodhur.