“Dashuria” e përjetshme e FUSHËS me Bashkinë Tiranë, 100 milionë të tjera për pastrim

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.05.2021, 21:41

Shkëlqim Fusha dhe firma e tij FUSHA duket se kanë një “dashuri” të përjetshme me Bashkinë Tiranë. Themi kështu, pasi numri i tenderave të fituara nga kjo kompani përgjatë viteve të fundit nga bashkia Tiranë, shkon në nivele mjaft të larta. Sipas të dhënave publike, mësohet se në 8-9 vitet e fundit, FUSHA ka përfituar tendera nga institucionet shtetërore në një vlerë marramendëse që shkon në mbi 115 milion euro. Nga këto, mbi 51 milion euro i ka përfituar vetëm nga Bashkia Tiranë.

Pra shihet qartë që gati gjysmën e tenderave të përfituara kjo firmë i ka marrë nga bashkia e kryeqytetit. Mirëpo duket se kaq nuk ka mjaftuar, dhe kjo bashki i ka dhënë rreth 100 milionë lëkë të tjera të vjetra me TVSH firmës së drejtuar nga Shkëlqim Fusha. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit që mban numrin e referencës REF-90929-03-24-2021. Ky tender ka si objekt “Shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit” dhe ka një fond limit në vlerën 8,429,587 lekë të reja pa TVSH. Ai është organizuar nga Tirana Parking, një organizim i varur direkt nga Bashkia Tiranë.

E drejtuar nga drejtoresha Eglantina Zëre, ky organizim ka si objektiv kryesor që të administrojё shёrbimin e parkimit publik me pagesё nё Bashkinё e Tiranёs, mbi tokё dhe nёntokё, nё pёrputhje me zonat e pёrcaktuara pёr kёtё qёllim dhe tё vjelё tё ardhurat e gjeneruara prej tij. Duke investiguar në të dhënat e tenderit shihet se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, të cilat për habi kane ofruar vlera thuajse të njëjta, më një diferencë prej rreth 1 milionë lekësh të vjetra me TVSH.

Ky është një fakt tepër i dyshimtë, pasi në praktikën e procedurave të prokurimit, ky fakt shpesh nënkupton se kemi të bëjmë më një fitues të paracaktuar. E në fakt fitues është shpallur firma FUSHA me një vlerë të ofruar prej rreth 100 milionë lëkë të vjetra me TVSH. Gjithashtu shikohet se dhe diferenca mes vlerës fituese dhe fondit limit është tepër e vogël, përkatësisht sa 98.64%. Edhe ky është një fakt tepër i dyshimtë i cili ka supozon se fituesi ka qenë i paracaktuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit