Në gjurmët e tezes, nipi i oligarkes Vilma Nushi fut në xhep 180 Milion Lekë nga paratë e shqiptarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.05.2021, 21:01

TRIMED Shpk në zotërim të Endrit Hidos, nipit të oligarkes së Shëndetësisë Vilma Nushit, përfitueses së koncesionit të Check Upit me vlerë 120 milionë euro, është një prej kompanive me numrin më të lartë të përfitimit të kontratave publike në këtë sektor. Kjo kompani ka përfituar së fundmi një tjetër tender me vlerë 99% të Fondit Limit nga Spitali i Lezhës për “Blerje materiale ortopedike”. Kompania ka qenë fillimisht në pronësi të Vilma Nushit e cila më pas ia ka shitur aksionet nipit të saj Endritit.

Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë i ka dhënë Hidos 24 tendera me vlerë 324 Milionë Lekë pa TVSH, teksa 4 prej tyre janë shënuar me REDFLAG. Përgjatë viteve 2014-2021, nga ky institucion Buxhetor, TRIMED ka përfituar mbi 460 Milion Lekë pa TVSH nga Thesari i Shtetit.

TRIMED renditet në vendin e katërt përsa i përket kompanive me numrin më të lartë të tenderave të shpallur me fitues në sektorin e Shëndetësisë. Nga 963 tendera në të cilat ka marrë pjesë në 658 prej tyre është shpallur fitues, me një diference prej 5 kontratash publike që mund të jenë të anuluara, ose të pafituara. Vlera e tenderave që ka TRIMED në këtë sektor është mbi 3.6 Miliardë Lekë pa TVSH.

TRIMED e Hidos ka bashkëpunuar në tendera shtetërorë edhe me të tjera kompani të oligarkëve të Shëndetësisë për të përfituar para publike.

Këtu përfshihet MEGAPHARMA e Petrit Vasilit, bashkëpunim i frytshëm me 92 Milionë Lekë pa TVSH CFO PHARMA e Nadir Çausholli, tender me vlerë 798 Milionë Lekë pa TVSH Bashkuar me EDNA Farmën e Ilmi Hoxhës dhe MEDICAMENTËN e Ilir Shehut 72 kontrata me vlerë 537 Milionë Lekë pa TVSH 34 tendera i ka përfituar në bashkëpunim vetëm me MEDICAMENTËN e Ilir Shehut, me vlerë 500 MiIionë Lekë pa TVSH 4 Miliard Lekë pa TVSH në bashkëpunim me LAYO shpk të Vasil Llajos, për 20 kontrata publike


|EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që vodhën popullin! Na shitën maska e dezinfektantë me çmime stratosferë!

“Fluturojnë-Fluturojnë MILIARDAT!” |EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që kanë gllabëruar Lekët e shqiptarëve

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit