Portali maqedonas Netpress shkruan se njëri nga të vrarit sonte në Butel të Shkupit është nga klani Kamberi grup ky i afërt me LSDM-në dhe mik i Muhamed Zekirit. Poashtu sipas Netpress përcjell Shqipmedia edhe nga grupi tjetër që kanë krisur me armë janë të afërt me pushtetin.
Rreth orës 22:00 ka ndodhur një përleshje e armatosur në afërsi të një kafeterisë “Sulltan” në lagjen Butel të Shkupit. Alsat mëson jozyrtarisht se ka mbetur i vrarë një person me inicialet (K.I). Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se në këtë përplasje të armatosur kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe tre autoambulanca. Një numër i madh i forcave të rendit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rastin në fjalë.