Dalin detaje të reja lidhur me vrasjen në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2021, 23:45

Pak më parë kemi njoftuar se rreth orës 22:00 ka ndodhur një përleshje e armatosur në afërsi të një kafeterisë “Sulltan” në lagjen Butel të Shkupit, ku një përson mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Por sipas alsat, nga informacionet e fundit mësohet se ka ndërruar jetë një nga të plagosurit, që është edhe dhëndri i viktimës së parë.

Kurse për të plagosurin e dytë nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

Në anën tjetërm portali maqedonas Netpress ka shkruar se i vrari është nga klani Kamberi grup ky i afërt me LSDM-në dhe mik i Muhamed Zekirit. Poashtu sipas këti portali, edhe nga grupi tjetër që kanë shtier me armë janë të afërt me pushtetin.

Ndërkohë, ky është njoftimi zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme:

“Në SPB-Shkup, rreth orës 22:00 është lajmëruar se në parkingun te kryqëzimi i Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” nga një makinë është gjuajtur me armë në drejtim të makinës “Golf” në të cilën kanë qenë dy persona, pas të cilët u dërguan në Klinikën “Nënë Tereza” për ofrimin e ndihmës mjekësore. Një person nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët, ndërsa një person tjetër është i plagosur rëndë. Ekipet janë në terren dhe po punojnë për zbardhjen e rastit” thonë nga MPB.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit