Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, ka njoftuar se sot është publikuar Raporti Ndërkombëtar për Liritë Fetare për vitin 2020 nga Departamenti i Shtetit, shkruan Gazeta Metro.
Ky vit shënon publikimin e 23’të të Raportit Ndërkombëtar për Liritë Fetare, i cili e dokumenton gjendjen e lirive fetare në afro 200 shtete dhe territore.
Pjesa për Kosovën e Raportit për vitin 2020 thekson nevojën për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare. Mungesa e statusit ligjor për bashkësitë fetare është një hendek i madh në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.