Besimtarët myslimanë nesër festojnë Bajramin, qytetarët i bënë përgatitjet e fundit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2021, 16:43

Pas një muaji agjërim, nesër besimtarët mysliman festojnë Fitër Bajramin, ndërsa atmosfera festive ndjehej që sot. Shumica e qytetarëve përgatitjet i kishin lënë për ditën e fundit. Në hapësirat e ngushta mes tezgave të perimeve në tregjet e gjelbra herë pas here krijohej rrëmujë. Të gjithë nxitonin të blinin ushqimet apo produktet që u mungonin që tavolina e tyre nesër të ketë bollëk. Me shumë qese në duar shkonin nga njëri tregtar tek tjetri për të gjetur çmimin dhe cilësinë më të mirë. Sipas tyre, sot çmimet ishin më të ulëta se gjatë Muajit të Ramazanit.

“Disa i bleva, disa do t’i blej më vonë. Më lirë, i paskan zbritur pak, ndoshta për shkak të Bajramit, pasi gjatë Ramazanit kanë qenë më shtrenjtë. Për fëmijët a keni blerë për t’i qerasur? Po po kemi blerë llokume, çokollata, kemi blere bonbona. Na vjen keq që po na shkon Ramazani. Kemi kaluar shumë mirë, Zoti jua pranoftë atyre që kanë agjëruar”.

“Kadaif, sfungjerë, krembanane, bonbone për fëmijët. Nuk i shoh asnjëherë çmimet vetëm blej atë që më nevojitet. A ndjeni atmosferë Bajrami? Po, si jo. Kush ka agjëruar e ndjen gëzimin”

“Tani mirë ishin çmimet. Specat kanë qenë 120 denarë, tani ishin 70-60 denarë”.

“E shohim që paskeni blerë edhe peta, do të bëni bakllava?- Sigurisht që po”. Çmimet si ju duken këtë Bajram?- Mirë janë, çmime të volitshme, nuk janë të larta”

Të tjerë sot ditën ua dedikonin fëmijëve. Të vegjlit sot zgjidhnin rrobat më të bukura, të cilat do t’i veshin nesër kur të shkojnë tek fqinjët dhe të afërmit e tyre për Bajram. Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit besimtarët do të mund të festojnë më tradicionalisht festën e Fitër Bajramit, pasi institucionet sollën vendim që sonte të mos ketë orë policore deri nesër në mesnatë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit