Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka vendosur t’i vë perde klinikave të sajë ku po trajtohen pacientë me sëmundje të ndryshme.
Për këtë, të mërkurën në faqen zyrtare të prokurimit publik është bërë e ditur se ky institucion ka blerë perde në vlerë mbi 20 mijë euro.
Kështu thuhet në kontratën e publikuar në faqen e Prokurimit publik me emrin “Furnizim me perde për hapësirat e klinikave – QKUK”. Tenderin për t’i siguruar perdet QKUK’së e ka fituar “N.P.P. ” Rolle Mont “, nga 3 kompani sa kanë qenë në garë.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate fillimisht ishte planifikuar 30 mijë euro.