Tre persona janë lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Llabjan.
Siç njofton policia një veturë është rrokullisur.
“Po, ju konfirmoj se ka ndodhë një vetaksident në fshatin Llabjan, ku tre persona janë lënduar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë në vendin e ngjarjes duke i hetuar rrethanat e aksidentit”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismat Hashani.