Mijëra kosovarë vaksinohen në Serbi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2021, 18:37

Mijëra shqiptarë të Kosovës po shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar, por qeveria nuk ka asnjë përgjigje për këtë punë.

Meqenëse Kosova ka mbetur mbrapa në sigurimin e vaksinës antiCovid, qytetarët e saj kanë nisur t’i bëjnë zgjidhje vetës dhe familjarëve të tyre më të moshuar. Përveç qytetarëve të etnisë serbe, nga Kosova po shkojnë në Serbi për të marrë doza të vaksinës edhe shqiptarët. Express ka mësuar se shumë shqiptarë të Kosovës janë vaksionuar në Rashkë, rajon ky shtrihet afër kufirit me Kosovën.

Burime e Expressit kanë treguar se qytetarët po përdorin dokumentet e vjetra që kanë, ato të Jugosllavisë, për të marrë vaksinën në Serbi. Për këtë, gazeta ka dërguar pyetje Zyrës se Kryeministrit Kurti, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Asnjëra nga këto institucione, deri në përfundimin e orarit të punës dhe deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka kthyer përgjigje.

Interesimi më i madh për ta marrë vaksinën është tek moshat më të shtyra.

Të njoftuar me vaksinimin e kosovarëve në Serbi, janë shprehur edhe anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, ka thënë se derisa Qeveria e Kosovës ka refuzuar vaksinat që janë ofruar nga Shqipëria, qytetarë nga Komuna e Gjilanit, Prishtinës e nga pjesa veriore, po shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar.

Ai ka deklaruar se pasi qeveria ka dështuar në sigurimin e vaksinës, qytetarët po marrin rrugën drejt shtetit serb.

“Derisa qeveria ka dështuar për të siguruar vaksinën, kemi informata që shumë qytetarë po shkojnë të vaksinohen në Serbi. Derisa qeveria ka refuzuar vaksinat nga Shqipëria, pjesa e Gjilanit dhe pjesa e Prishtinës po shkojnë në Preshevë, pjesa veriore e Kosovës në mënyrë të organizuar po shkojnë në Novi Pazar. Duke e parë këtë situatë qytetarët po gjejnë rrugë alternative. Ndërsa, kjo ka filluar të shndërrohet edhe në biznes, por qeveria po bënë sehir”, ka thënë ai.

Haxhiu është shprehur se derisa situata me pandeminë është shqetësuese, po mungojnë raportimet nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndërsa, qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti janë ftuar vetë nga shteti serb për t’u vaksinuar.

Përmes një njoftimi për media në shkurt të këtij viti, zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

Ndërsa, përkundër interesimit të madh të qytetarëve për t’u vaksinuar kundër këtij virusi, vendi deri tani ka arritur të furnizohet me vetëm rreth 29 mijë vaksina Anti-COVID. Shumë të moshuar, e persona me sëmundje kronike, janë në listat e pritjes për vaksinim. Deri në ardhjen e kontingjenteve tjerë të vaksinave, ata nuk do të mund ta marrin atë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit