Certifikatat për vaksinim në maqedonisht dhe anglisht, por jo në shqip

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2021, 16:10

Gjuha Shqipe nuk figuron askund në certifikatat zyrtare të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19. Në këto certifikata ka vend për gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze, por jo edhe për gjuhën shqipe edhe pse kjo e fundit ligjërisht është zyrtare në vend. Arsyetimet për mungesë kuadri, apo vonesa teknike nuk kanë vend në këtë rast, siç ka pasur herave tjera, pasi bëhet fjalë për një dokument që nuk ka shumë fjali brenda dhe nuk merr më shumë se disa minuta për ta përkthyer e përshtatur, shkruan in7.

Ministria e Shëndetësisë edhe pse jo e vetmja, njihet për mosrespektim të përdorimit të gjuhës zyrtare në të gjitha nivelet e komunikimit, me përjashtime të vogla. Shpesh ka qënë cak i kritikave për këtë temë, ndërsa arsyetimet kanë qënë nga më të ndryshmet. Nevoja për përdorim të gjuhës shqipe bëhet edhe më e madhe në kohë pandemie, por pikërisht në muajt e pandemisë ka pasur pengesa të mëdha.
Në lidhje me dokumentin e fundit, certifikatën për vaksinim, in7 ka dërguar pyetje para disa ditëve në adresë të zëvendësministrit shqiptar të Shëndetësisë, Ilir Hasani nga BDI. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, asnjê përgjigje nuk ka ardhur në redaksinë tonë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit