Zaev: Identiteti maqedonas nuk është për t’u negociuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2021, 15:49

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë dy ditëve të fundit realizoi takime me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, si dhe takime me disa ministra për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së.

“Këtë javë jemi në agjendë pune intensive evropiane në relacionin Shkup – Bruksel- Madrid – Athinë. Sot ju drejtohem nga Misioni i Maqedonisë së Veriut, këtu nga zemra e Bashkimit Evropian, nga Brukseli.

Kishim takime intensive me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve evropiane dhe u siguruam që edhe në Komisionin Evropian edhe në Parlamentin Evropian edhe në cilindo institucion tjetër evropian, përfaqësuesit kyç e dinë dhe e kuptojnë që identiteti ynë maqedonas nuk është për t’u negociuar dhe asnjëherë nuk do të jetë për t’u negociuar.

Fon der Lajen, Varheji, Sasoli, Borel, Timermans, Lajçak, Veber, Quçuk, Çollosh – të gjithë liderët evropian dhe përfaqësues e dinë dhe e kuptojnë pozitën tonë – deri sa dikush përpiqet, dhe atë mund ta shohim se përpiqet, gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas ta vendos në tryezë për bisedime, ne nuk do të negociojmë.

Thamë qartë dhe zëshëm dhe e përsëritëm – largoni secilin diskutim për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas nga tryeza e bisedimeve në Bruksel – pas kësaj mund të vazhdojmë të diskutojmë për ardhmërinë tonë evropiane”, tha Zaev.

Zaev tha se ne kemi edhe krenari edhe identitet personal. Krenarinë mund ta përforcojmë ose ta qetësojmë, por identiteti dhe gjuha maqedonase janë të paprekshme për ne, një dhe të vetme, të pandryshueshme. Me identitetin maqedonas, shton ai, nuk guxon dhe nuk do të luaj as Qeveria ime, as asnjë Qeveri tjetër, e as më pak shtet tjetër ose Union në të cilin nuk jemi anëtarë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit