55 përqind e drejtorëve në institucionet e Maqedonsë, pa asnjë ditë përvojë pune

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2021, 10:13

Sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti Societas Civilis për Demokrati, del se 55 për qind e drejtorëve në institucionet publike në Maqedoninë e Veriut nga 116 gjithsej, janë pa asnjë ditë përvojë pune ose posedojnë përvojë minimale për të udhëhequr drejtoritë ku janë emëruar.

Ky institut ka thënë se këta drejtorë janë emëruar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 2020.

Misha Popoviq, drejtues i hulumtimit “Kush menaxhon atje” që e ka kryer Instituti Societas Civilis për Demokraci, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet e këtij hulumtimi tregojë se sa pak investohet në profesionalizmin e drejtuesve të institucioneve publike, ndërkaq, sipas tij, çelësi i emërimit të drejtorëve mbetet afërsia e tyre me partitë që fitojnë zgjedhjet.

Popoviq thotë se në këtë hulumtim janë monitoruar 116 emërime të drejtuesve të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe sipas tij, gjysma e tyre janë emëruar ushtrues detyre, pasi nuk kanën arritur që të përmbushin kriteret e përcaktuara me ligj. Sipas tij, kur një institucion drejtohet nga një ushtrues detyre, pas disa muajsh hapet konkursi, por askush nuk aplikon, pasi sipas Popoviqit, në njëfarë forme dihet se kush do të zgjidhet në atë post.

“Institucionet e udhëhequra nga njerëz që nuk kanë përvojë, pësojnë, apo do të thosha dëmtohen në dy drejtime. E para sepse institucionet drejtohen nga njerëz me kapacitet nën atë që është optimalja dhe e dyta sepse drejtohen nga njerëz të cilët u referohen interesave të partisë që i ka deleguar dhe jo interesave të qytetarëve”, thotë Popoviq.

Pavarësisht se që një vit e gjysmë, qeveria maqedonase ka paralajmëruar Ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës, ai ende nuk ka arritur të miratohet në kuvend. Ky ligj do të mundësonte që sekretarët dhe drejtorët e institucioneve shtetërore të mund të zgjidhen në bazë të meritave dhe aftësive profesionale dhe jo për shkak të afërsisë së tyre me parti të caktuara politike.

Në këtë drejtim, Xhelal Neziri nga organizata joqeveritare Scoop, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky ligj duhet të miratohet sa më shpejt, pasi ai kërkon që kandidatët që konkurrojnë për drejtues të institucioneve, të verifikohen në dy komisione, të përbëra nga ekspertë të pavarur.

“Pra, në këtë formë reforma në administratë do të fillonte nga pozicioni i drejtorit, që është në krye të institucionit, dhe më pas do të zbriste në të gjitha nivelet. Çuditërisht, ky ligj ende mbetet në sirtar, kështu që kemi një lloj stagnimi praktik të reformave në administratë, e të cilat paralajmërohen ose propagandohen nga ana e kësaj qeverie”, thotë Neziri.

Klientelizmi në institucione është apostrofuar si vërejtje serioze në vazhdimësi në të gjitha raportet e progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, sa i përket përmbushjes së kritereve për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit